Bie nga largësia, vdes 21 vjeçari shqiptar, këto jaën dyshimet e para të policisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bie nga largësia, vdes 21 vjeçari shqiptar, këto jaën dyshimet e para të policisë

09:38 | 05 Maj 2020

I riu në Kamëz bie nga lartësia dhe vdes në spital, ja çfarë dyshon policia.

Një 21-vjecar me banim në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru ka rënë nga lartësia mbrëmë vonë e për pasojë ka humbur jetën. Ndonëse i është dhënë ndihma e parë duke u dërguar në spital, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.

Komento: