Bie nga lartësia, vdes në vendin e punës një 59 vjeçar

14:00 | 22 January 2022

Vdekjet në vendin e punës janë shtuar.

Një 59-vjeçar me iniciale K.K. ka rënë nga lartësia teksa po punonte në rrugën “Gjergj Legisi” në kryeqytet, duke ndërruar jetë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme. Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hetuar rrethanat e saj.

“Më datë 22.01.2022, rreth orës 13:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: