
Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00.
Policia njofton se personi në fjalë fillimisht është dërguar në Emërgjencën e Suharekës, e më pas në QKUK.
Njoftimi i plotë:
Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i një firme ndërtimore, derisa ishte duke punuar në një ndërtese, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës.
Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Emergjencën e Suharekës, e me pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.