Bie nga ndërtesa, vdes një grua në Prishtinë

22:28 | 22 Tetor 2022

Një grua vdes në Prishtinë, ra nga ndërtesa.

Një person i gjinisë femërore është hedhur nga një ndërtesë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilaz Kodra; në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Komento: