
Një grua e moshës madhore sonte ka rënë nga Ura e Moglicës, në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, toger Sheremet Elezaj.
Elezaj pohoi se viktima kishte rënë në ujë, teksa njësitet mjekësore e shoqëruan drejt spitalit të Gjakovës.
“Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor”, deklaroi Elezaj.
Fatkeqësisht, viktimës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.
“Rreh orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë”, shtoi Elezaj.