Ka rënë në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Nga raportimet e datës 6 tetor 2021, numri i përgjithshëm i pacientëve është 140, 89 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 9 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 27 pacientë;
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 7 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë;
Spitali i Pejës, 13 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë;
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë.