Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total janë vetëm gjashtë raste aktive me coronavirus.
MSH njofton se në 24 e kaluara është shënuar vetëm 1 rast pozitiv, ndërkaq janë shëruar 11 persona.
Ministria po ashtu bën të ditur se të vaksinuar brenda 24 orëve janë 27 persona, ndërsa nga fillimi i procesit janë administruar 1,836,571 doza të vaksinës.