Bie numri i rasteve me koronavirus në Gjilan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bie numri i rasteve me koronavirus në Gjilan

22:49 | 24 Tetor 2020

Bie numri i pacientëve me Covid-19 në Gjilan.

Shumica e pacientëve të infektuar me Covid-19 nga Gjilani po trajtohen në shtëpi.

Para disa muajve ishte mbushur plot me pacientë.

Gjilanasit që u prekën me Covid 19, morën trajtim në spitalin e këtij qyteti.

Muaj më vonë, gjendja në spitalin rajonal të Gjilanit është përmirësuar.

Drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit Nysret Hajrullahu thotë se aktualisht këtu po marrin trajtim 18 pacientë.

Hajrullahu shprehet i kënaqur me menaxhimin e situatës në spital.

Ndryshe nga qytetet tjera, në Gjilan pacientëve të prekur me virusin korona u janë ofruar shërbime edhe në shtëpitë e tyre.

Ndërsa të shtunën në komunën e Gjilanit janë raportuar 13 raste të reja pozitive me Covid 19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Komento: