Bie numri i rasteve me koronaviurs, kthehet shpresa në Itali

15:47 | 21 April 2020

Lajme të miar vijnë nga Italia.

Numri i personave të identifikuar zyrtarisht si të infektuar me koronavirus në Itali ka rënë për herë të parë prej kur pandemia ka shpërthyer, kanë thënë autoritetet.

Të hënën janë regjistruar 108,237 persona që ishin duke u trajtuar ose në spital ose në shtëpi, që janë 20 persona më pak se të dielën.

Autoritetet italiane kanë thënë se rënia e vogël e numrit, por simbolike është një “zhvillim pozitiv”, transmeton Klan Kosova.

Bllokimi i Italisë do të vazhdojë deri më 3 maj, ndonëse tashmë disa biznese janë rihapur, si libraritë dhe shitoret me veshje të fëmijëve.

Italia është e treta në botë me numrin e rasteve të konfirmuara me Covid-19, pas Spanjës dhe SHBA-së.

Më shumë se 24,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Itali, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Pasi njerëzit që vdesin në shtëpi ose institucione të kujdesit nuk përfshihen në shifrat zyrtare, shumë besojnë se numri i vdekjeve dhe personave të infektuar me koronavirus në Itali mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat zyrtare.

Komento: