Bie numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani

13:30 | 23 Mars 2020

Një lajm i mirë vije nga Gjermania.

Drejtori i Instituti gjerman për Shëndet Publik, pretendon se përqindja e të infektuarve me coronavirus në këtë shtet ka filluar të tregojë rënie, duke theksuar se suksesi i masave të reja në këtë vend kanë dhënë rezultate.

“Kemi vërejtur se kemi rënie të personave të prekur me coronavirus”, ka deklaruar Lotar Viler, shef i Institutit Robert Koh, transmeton Telegrafi.

“Por këtë trend mund ta konfirmoj përfundimisht në fund të kësaj jave”, ka shtuar ai.

Gjermania ka qenë ndër vendet e para evropiane që ka vënë një sërë ndalesash për të reaguar ndaj gjendjes së jashtëzakonshme, duke mbyllur shkollat dhe reduktuar dukshëm numrin e personave të grumbulluar në një vend.

Aktualisht në Gjermani janë infektuar me coronavirus 25.787 person, derisa 106 tjerë kanë humbur jetën.

Ndryshe 266 persona janë shëruar nga COVID-19. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel është karantinuar pas kontaktit që kishte pasur me mjekun që vuante nga coronavirusi.

Komento: