Numri i të vdekurve në Itali sot ka shënuar rënie.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan rreth 651 raste, ndërsa numri i i të infektuarve të rinj gjatë kësaj kohe është rreth 5500 persona.
Kjo ka bërë që numri total i vdekjeve të arrijë në 5,476, duke e bërë Italinë vendin me shifrat më të larta të vdekjes si pasojë e koronavirusit.
Shifra e përgjithshme e të prekurve në vend ka arritur në 59,138.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë italian nëpërmjet një konference të mbajtur në ora 18:00.
Statistikat kanë pësuar përmirësim për dallim nga 48 orët e fundit, sipas zyrtarëve italianë.
Kryeministri i vendit, Giuseppe Conte, e kishte parashikuar këtë javë si ‘javën më të vështirë’ për popullin italian.
Regjioni më i prekur vazhdon të jetë Lombardia, e cila për nga rastet me koronavirus statistikisht e tejkalon edhe nivelin kombëtar.
Aktualisht, në mbarë botën janë 332,134 raste me koronavirus, 14,436 kanë vdekur nga infektimi dhe 96,958 janë shëruar nga virusi.