Bie numri i viktimave brenda 24 orëve në Itali

18:34 | 18 Prill 2020

Janë publikuarshifrat e fundit të viktimave dhe të rasteve të reja me koronavirus në Itali.

482 viktima janë shënuar brenda 24 orëve në Itali nga koronavirusi.

Deri tani, ky shtet numëron 23 mijë e 227 viktima si dhe 175 mijë e 925 të infektuar, shkruan lajmi.

Numri i viktimave në 24 orë është më i ulëti që prej datës 12 prill, kur numri i tyre ishte 431.

Nga numri total i rasteve pozitive që nga nisja e pandemisë e deri më sot, zbresim numrin e pacientëve të shëruar e të viktimave, rezultojnë se aktualisht në Itali janë 107 mijë 771 të infektuar më Covid-19.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Itali ka arritur më 44 mijë e 927 e janë regjistruar 2 mijë e 200 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më pare.

Komento: