Bie numri i viktimave nga koronvirusi brenda një dite në Spanjë

23:19 | 01 May 2020

Spanja për të dytën ditë radhazi ka më pak se 300 viktima.

Spanja ka regjistruar më pak se 300 vdekje nga pandemia e koronavirusit në 24 orët e fundit për ditën e dytë radhazi.

Kjo është e dhëna kryesore e publikuar nga qeveria në buletinin e saj të përditshëm zyrtar dhe e botuar nga gazeta ”El Pais”.

Në 24 orët e fundit virusi ka vrarë 281 njerëz në vend.

Kjo shifër është 13 persona më shumë se 268 të një ditë më parë, por ende nën pragun e 300 vetave.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve rritet kështu në 24 824 dhe ai i rasteve në 215 226.

Deri më tani pothuajse 115 000 janë shëruar.

Komento: