Një ortek i borës ka zënë disa skitarë në Alpet Zvicerane.
Policia ziverane ka njoftuar se disa skitarë janë ngujuar nga një ortek bore në Alpet Zvicerane pranë hotelit “Crans-Montana”. Një gazetë lokale ka raportuar se në borë janë bllokuar 10 deri 12 skitarë.
Sidoqoftë, kryetari i këtij rajoni, Nicolas Feraud, nuk ka pranuar të flasë për numrin e skitarëve të ngujuar.
Besohet se orteku është shkaktuar nga rritja e temperaturave gjatë javës së kaluar, e cila ka shkaktuar shkrirje të shpejtë të borës.
Për fat të mirë, rrëshqitjet e borës kanë ndodhur gjatë kohës kur nxënësit janë ende në pushime dimërore.
“Një ortek është shembur në rajonin Plaine-Morte. Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes. Disa njerëz janë ngujuar”, thuhet në njoftimin e policisë. Dëshmitarët kanë thënë se në vendin e ngjarjes janë dy helikopterë të ekipeve të shpëtimit, shkruan ‘Reuters’, transmeton gazeta express.
Në këtë vend është planifikuar mbajtja e Kampionatit Botëror të Skijimit për femra.