
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli, futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi.
22-vjeçari ra në fushë pa ndjenja brenda pesë minutave të para të ndeshjes.

Pasi ra pa ndjenja lojtarët dhe mjekët e të dyja skuadrave i shkuan në ndihmë
I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar jetë.
Klubi që e kishte në pronësi, Apolon Smirnis reagoi në “Instagram” për këtë fatkeqësi.
