Bie pak çmimi i naftës, publikohet çmimorja për 24 orët e ardhshme

09:28 | 21 Shtator 2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për çmimin tavan në kuadër të derivateve.

Kësisoj, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1,58 cent.

Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1,35 cent.

Ndërsa në produktin Gas, ministria ka vendosur çmimin tavan prej 0,75 cent.

Këto çmime vlejnë nga sot në ora 10:00, deri nesër në të njëjtën kohë.

Komento: