Bie Pallati Presidencial në Kabul

19:18 | 15 August 2021

Po vazhdon të rëndohet gjendje në Kabul.

Talibanët tashmë kanë marrë nën kontroll Pallatin Presidencial në Kabul, pasi e mori edhe kryeqytetin afgan në dorë.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani është larguar nga Kabuli këtë të diel.

Sipas gazetarit Bilal Sarëary i cili ka folur me dy afganë të përfshirë direkt në negociata, ku thuhet se pjesë e marrëveshjes ishte që edhe vet presidenti Ghani të bashkohej me cermoninë e kalimit të pushtetit në mënyrë paqësore ashtu siç kërkuan talibanet, por që ai zgjodhi që së bashku me ndihmësit e tij të largohen nga vendi.

“Punonjësit e pallatit thuhet se u thanë të largoheshin dhe pallati ishte bosh”, teksa talibanët më vonë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se e kishin marrë atë nën kontroll.

Por, nga zyrtarët qeveritarë ende nuk ka asnjë konfirmim rreth asaj që pretendojnë talibanet për kontrollin në Pallatin Presidencial.

Komento: