Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.
Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, raporton ORAinfo.
Ai ka thënë se vendimin e tij e ka paraqitur para partnerëve të koalicionit qeverisë.
Sipas tij, edhe partnerët e koalicionit qeverisës janë pajtuar për të dhënë dorëheqje nga Qeveria.
“Partnerët politikë kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme. Pra po japim dorëheqje si Qeveri”, ka thënë Haradinaj. /ORAinfo/