Bie shtylla elektrike mbi një veturë në Prishtinë, lëndohen tre persona

16:19 | 20 Shtator 2022

Shtylla elektrike bie mbi një veturë në Prishtinë – lëndohen tre persona.

Një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.

Si pasojë, tre persona janë lënduar dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin”, tha Ahmeti.

Komento: