Lojtarët më të shtrenjtë, Mbappe mbetet në “fron”, bie vlera e Ronaldos dhe Messit.
Pavarësisht krizën së shkaktuar nga COVID-19, vlera e kartonit të Kylian Mbappe mbetet shumë e lartë: 259.2 milionë euro.
Sulmuesi francez është ende shumë i ri dhe kontrata e tij me Paris St-Germain përfundon në vitin 2023.
Me vetëm një vit kontratë të mbetur dhe pothuajse 33 vjeç, Lionel Messi (100.1 milionë euro) renditet vetëm në vendin e 21-të.
Cristiano Ronaldo (62.8 milionë euro, vendi 70) është lojtari më i vjetër në listën e 100 më të mirëve.
Në total, 22 futbollistë që luajnë në 5 ligat më të forta kanë një vlerë më shumë se 100 milionë euro.
Alphonso Davies (vendi i 9-të, 133.5 milionë euro) është futbollisti më i ri në 20 vendet e para, përpara Erling Haland (i 15-ti, me 107.3 milionë euro).
Lojtarët më të shtrenjtë në bazë të rolit janë: Ederson Moraes (86.8 milionë euro) për portierët, Matthijs de Ligt (104,7 milionë euro) për qendërmbrojtësit, Trent Alexander-Arnold (171.1 milionë euro) për mbrojtësit anësorë, Frenkie de Jong (102.1 milionë euro) për mesfushorët mbrojtës, Bruno Fernandes (104.9 milionë euro) për mesfushorët sulmues dhe Kylian Mbappe (259.2 milionë euro) për sulmuesit.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni 20 futbollistët me vlerën me të lartë.