Bie zjarr në Mleqan të Malishevës

23:52 | 25 Gusht 2024
bie-zjarr-ne-mleqan-te-malisheves

Një vatër zjarri ka rënë në orët e vona të së dielës në një fushë të hapur në fshatin Mleqan të Malishevës.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion dhe aktualisht është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit.

“Rreth orës 21:30 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një vatër zjarri në një fushë të hapur, në fshatin Mleqan. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion dhe aktualisht është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, tha Elezaj për klankosova.tv.

Komento: