Bien ga një objekt, ndërron jetë 50-vjeçarja nga Podujeva

17:39 | 29 Tetor 2022

Vdes 50 vjeçarja nga Podujeva, ra nga një objekt.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Isuf Koliqi” në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”.

Borovci tha se aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Komento: