Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.
Janë bërë pothuajse një muaj nga dita që COVID-19 pezulloi sportin.
Pothuajse të gjitha ligat janë pezulluar dhe organizime të mëdha botërore janë shtyrë për muajt e ardhshëm.
Edhe klube e mëdha dhe të pasuara kanë pësuar goditje të mëdha, ndërsa disa më të vogla po rrezikojnë edhe falimentimin.
Shumë ekspertë po pretendojnë se pas gjithë kësaj futbolli më nuk do të jetë i njëjtë.
COVID-19 ‘goditi’ çmimet e futbollistëve: Rënie të madhe pësojnë edhe lojtarët e Kosovës
Shenjat e para veç po vërehen, me yjet e futbollit që kanë pësuar rënie të madhe të vlerave në ‘Transfermarkt’, përcjell lajmi.
Kjo rënie ka prekur edhe Cristiano Ronaldon, i cili katër muaj më parë vlenet 75 milionë euro, ndërsa sot vetëm 60 milionë.
Një çmim kaq të ulët, Cristiano Ronaldo për herë të fundit e ka pasur në vitin 2008, kur ishte pjesë e Manchester United.