Në vendet e BE-së ka rënë shitja e veturave.
Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Evropian ranë 0,7% në bazë vjetore në 10 muajt e parë të 2019.
”Nga janari deri në tetor janë regjistruar 12,9 milionë automjete të reja”, tha Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin e saj mujor.
Në muajin tetor më shumë se 1,17 milion automjete të reja u regjistruan në bllok, totali më i lartë për muajin që nga viti 2009.
Katër nga pesë tregjet kryesore të BE-së shënuan rritje të kërkesës prej 6%, ndërsa Britania e Madhe përjetoi një rënie të shitjeve prej 6,7%.
Sidoqoftë, ACEA pranoi se standardet e reja të emetimit ËLTP që kishin hyrë në fuqi vitin e kaluar kishin shënuar një rënie prej 7,3 % deri në tetor 2018, duke vendosur një bazë të ulët krahasimi për këtë vit.
Gjatë janar-tetorit lideri i tregut në BE ishte kompania Volksëagen me 24,4 % të shitjeve.
Grupet franceze PSA dhe Renault ruajtën vendin e dytë dhe të tretë në renditjen e shitjeve, pasuar nga Hyundai, BMË dhe Daimler.