Në vendin tonë do të ketë zbritje të temperaturave.
Fronti i ftohtë që po depërton nga veriu i kontinentit ka filluar të shtrihet në pjesët veriore të rajonit, e ditëve në vijim gradualisht do të kalojë edhe mbi vendin tonë, njofton Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë paralajmëron se “në ditët e fundit të muajit tetor do të mbajë mot kryesisht me vranësira, e të mërkurën mbrëma dhe pas mesnate mundësi për riga lokale shiu”
“Temperaturat gradualisht pritet të zbresin rreth vlerave mesatare, ndërsa ditën e enjte ndjeshëm nën këto vlera”, bën të ditur PW.
Sipas parashikimeve të fundit, reshje më të qëndrueshme mund të presim ditëve të fundjavës.
“Koncentrimi i ndotësve mbetet i lartë edhe ditën e nesërme, me vlera të kualitetit të ajrit të pashëndetshme, e me kalimin e frontit, nga nesër mbrëma dhe të enjten, ndotësit do të shpërndahen, e vlerat e ajrit do të zbresin në të mira dhe mesatare”, thekson PW.
Parashikimi për datat 30-31 tetor:
30.10.2019 – Më freskët, vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vonë mundësi për riga lokale shiu. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2.
31.10.2019 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë. Herët në mëngjes vende-vende mundësi për riga shiu. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2.