Bien temperaturat, sot priten rrebeshe shiu e vetëtima

07:56 | 09 Gusht 2022

Ulje të temperaturave priten gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Sipas Prishtina Weather sot pritet të ketë rrebeshe shiu me bubullima.

Temperatura maksimale pritet të shkojë deri në 31 gradë.

“Ulje temeperaturash ditëve të ardhshme. Të martën pasdite rrebeshe me bubullima. Temperaturat ndërmjet 28C e 31C. Edhe gushti mbetet i ngrohtë, në bazë të trendeve sezonale. Vjeshta lehtazi e ngrohtë, me reshje më afër vlerave mesatare2, njofton Prishtina Weather.

Komento: