Big Brother VIP Albania 2 thyen çdo rekord të shikueshmërisë që në natën e parë

22:43 | 24 Dhjetor 2022

Fillon Big Brother VIP Albania 2, thyen çdo rekord të shikueshmërisë që në natën e parë.

Pas suksesit të madh që pati në edicionin e parë, të shtunën mbrëma ka filluar edicioni i dytë i spektaklit Big Brother VIP Albania.

Nën moderimin e Arbana Osmanit, ky spektakël ka filluar transmetimin sot prej orës 21:00, me një kast të ri të banorëve VIP, transmeton Reporteri.

Qysh në natën e parë, Big Brother VIP Albania ka arritur që të thyej shikueshmëri në Youtube, ku po transmetohet prime i parë.

Në kanalin zyrtar të Top Channel, këtë spektakël po e ndjekin gati 90 mijë shikues, përpos atyre që po e përcjellin nga televisioni.

Arbër Hajdari është rikthyer sërisht në pozitën e opinionistit, derisa vendin e Balina Bodinakut nga edicioni i kaluar, këtë edicion e ka marrë gazetarja Zhaklin Lekatari.

Prej gati një muaj ka nisur edhe në Kosovë versioni i “Big Brother VIP”, por që vazhdon të jete shumë larg këtyre shifrave të shikueshmerisë online.

Komento: