
Tha se rrëfimi për tumorin është gënjeshtër, Big Brother e çon Luizin në spital.
Luizi tregoi se rrëfimi për sëmundjen nuk është për të, por për një shok.
Ai tashmë është nisur drejt qendrës spitalore Nënë Tereza për të bërë të gjitha testet e nevojshme, ndërsa kamerat e Top Channel e shoqërojnë hap pas hapi.
Arbana e theksoi se testet e tij, edhe ato të bëra një ditë më parë, i kanë dalë pa probleme.
Vlen të theksohet se, Luizi nuk përmendi emrin e sëmundjes, por u tha se ai vuan nga ‘Lewy Body Dementia’, që është lloji i dytë më i zakonshëm i demencës progresive pas sëmundjes së Alzheimerit.
