Big Mama akuzohet se shau serbisht, kjo është kërkesa e saj

23:48 | 28 Dhjetor 2021

“Më shau serbisht”, Big Mama: Më nxirrni pamjet, tani qarkullon video ku Antonela shan Donaldin.

Një debat i ashpër ka nisur mes Antonelës dhe Big Mamës gjatë spektaklit të kaluar duke sjellë largimin e kësaj të fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Shkak ishte fakti se Antonela i tha Big Mamës se e ka sharë serbisht, ndërsa në spektaklin e mbrëmjes së sotme u shpreh se gjithçka qarkullon në rrjet është video ku Antonela kërkon të mësojë nga DJ Dagz se si thuhet një fjalë serbisht dhe shan Donaldin.

Big Mama: Unë desha vetëm atë videon ta shoh kur e kam shajt. Po bëhet akuzë ndaj meje dhe flisni për reagimin tim. E mbrojta videon dhe të gjithë kanë parë videon që ti shan Donaldin serbisht.

Antonela: Unë e kam sharë? Ku të kam sharë Donald?

Donald: Nuk e di.

Komento: