Big Mama bën rrëfimin e pazakontë, tregon si i shpëtoi vdekjes

16:18 | 04 Dhjetor 2023

Tregon si i shpëtoi vdekjes, Big Mama bën rrëfimin e pazakontë.

E ftuar në një intervistë, Big Mama ka bërë një rrëfim për jetën, babanë dhe miqtë e ngushtë që i ndërruan jetë.

Artistja ka folur për dy tragjedi, në një prej të cilave desh humbi edhe vetë jetën.

“Në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar. Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh.

Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motori, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë”-tha ajo.

Komento: