Big Mama izolohet në shtëpi, kështu po e kalon kohën

23:04 | 29 Mars 2020

Big Mama është një këngëtare tejet e dashur për publikun shqiptar.

Ajo u bë e njohur që në daljen e parë në skenë, përcjell ORAinfo.

Por, akoma më e përfolur ka qenë sidomos këto vitet e fundit kur iu nënshtrua një operacioni që e bëri t’i humbë kilogramët e tepërt.

Big Mama është tejet aktive me postime në rrjete sociale.

Pas përhapjes së koronavirusit, edhe Big Mama është izoluar në shtëpi.

E këtë kohë të izolimit në shtëpi, Big Mama po e shfrytëzon për t’i publikuar në Instastory fotot që nuk i ka publikuar më herët./ORAinfo/

Komento: