Big Mama vesh kompletet me lëkurë gjarpri, nuk do ta besoni kush po e shoqëron

16:50 | 08 February 2019

Big Mama është këngëtarja shqiptare nga Maqedonia që me dukjen dhe zërin e veçantë qysh në fillim u bë shumë e njohur për publikun.

Ajo në vitet e fundit u përfol shumë sidomos pas ndërhyrjes së saj në trup duke humbur kështu peshën e tepërt, shkruan ORAinfo.

Big Mama tani pasi bëri këtë ndryshim është edhe më aktive në rrjete sociale.

Sot Bigi ka publikuar një foto në të cilën shihet bashkë me zonjën Nazane Brecan, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Bern.

Ajo tha fjalë të mëdha për ambasadorën në fjalë.

“Ndihem shume krenare me ju zonja Nazane Breca per punen qe keni bere deri me sot ne sherbim te gjithe qytetareve shqiptare ne Zvicer”- ka shkruar Big Mama në postimin e saj.

Ndryshe, Big Mama në foton në fjalë po duket tejet bukur dhe elegante e veshur me komplete me lëkurë gjarpri./ORAinfo/

Komento: