“Bihterit” i ndodh më e keqja

15:51 | 05 March 2019

Ajo është njëra nga aktoret më të kërkuara aktualisht.

Në mediat turke prej ditësh qarkullon lajmi se aktorja e njohur Beren Saat ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti saj këngëtari Kenan Dogulu.

E njohur për disa role si “Bihter” tek seriali “Dashuri e ndaluar” apo Kosem tek “Sulltanesha Kosem”, Saat mësohet t’i ketë kërkuar divorcin bashkëshortit të saj, ndonëse ai po përpiqet të shpëtojë martesën.

Përveç lajmeve që kanë qarkulluar në media, fakti që ngriti më shumë dyshimet për vërtetësinë e kërkesës për divorc ishte një postim i bërë nga aktorja ditën e saj të ditëlindjes.

Saat nuk e ka përmendur në asnjë çast bashkëshortin si dhe ai nuk ka qenë pjesë e festimeve për ditëlindjen e saj të 35-të.

Arsyet që çuan drejt këtij vendimi të aktores ende nuk dihen. Çifti u lidh në martesë në vitin 2014 në një ceremoni, e cila mori mjaft jehonë mediatike.

Komento: