BIK del me një vendim për Ramazan: “Falje e teravive me 20 rekate, s’ka ftesa për ligjërues të jashtëm pa leje”

11:46 | 22 Mars 2023

“Falje e teravive me 20 rekate, s’ka ftesa për ligjërues të jashtëm pa leje”, BIK del me një vendim për Ramazan.

Bashkësia Islame e Kosovës iu ka dërguar këshillëve lokale një rregullore për një mori elementesh që lidhen me praktimin e fesë, përfshirë edhe faljen namazit.

Një ditë para ramazanit, po qarkullon një dokument që mban vulën e BIK’ut dhe nis me pikën e parë që falja e namazit të teravive të duhet të bëhet në 20 rekate.

Në fenë Islame janë disa shkolle juridike, poqë BIK’u në kushtetutën e saj e ka atë hanefij që për këtë lloj namazi ( atë të teravive) ka si rregull faljen e 20 rekatave.

Në pikën e dytë specifikisht thuhet se “falja e vitrit me xhemat falet sipas medhhebit hanefij), pra shkollës prej nga buron edhe Islami tradicional në Kosovë.

Po ashtu nëpër xhami të licencuara nga BIK’u nuk do të lejohet që të ftohet askush për ligjeratë pa lejen paraprake nga bashkësia islame.

Një ashtu kërkohet që të shkurtohet edhe hutbja ( adresimi i imamit në namazin e xhumasë/premtes).

Në dokument figurojnë edhe disa rregulla të tjera që lidhen me praktikën fetare, të gjitha në përputhje me tradicionalen.

Nuk dihet se çfarë ka bërë që BIK’u të lëshojë një rregullore të tillë, meqë këto rregulla janë obligative për çdo xhami duke e pasur për bazë Kushtetutën e BIK-ut.

Komento: