BIK jep njoftimin e rëndësishëm për festën e Bajramit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

BIK jep njoftimin e rëndësishëm për festën e Bajramit

21:12 | 22 Maj 2020

BIK-u ka bërë njoftimin e rëndësishëm për festën e Bajramit.

Besimtarët myslimanë, hytben e myftiut, Naim Tërnava, të dielën do të mund ta përcjellin vetëm virtualisht.

Por, as i pari i Bashkësisë Islame, nuk do ta falë namazin e Bajramit.

Kështu pa falje, lajmërimi i arritjes së kësaj feste do të bëhet vetëm përmes thirrjes në minaret e krejt xhamive.

“Do të ketë edhe një program me Kuran dhe ilahi dhe me kaq përfundon ceremonia e festës së Bajramit”, thonë në BIK.

Edhe pritjet tradicionale në zyrat e BIK, sivjet janë anuluar si shkak i pandemisë.

Bajrami karakterizohet me vizitat familjare por Bashkësia Islame dhe institucionet shëndetësore besojnë se besimtarët do të respektojnë rekomandimet e tyre andaj edhe nuk do të merren masa shtesë.

Ndërkohë Turqia ka vendosur që nga e shtuna e deri të martën kur edhe përfundon festa e Bajramit të shkojë në izolim të plotë.

Masë e njëjtë e karantinimit do të zbatohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Komento: