Pas sulmit të mbrëmshëm në Vjenë të Austrisë, i cili tronditi mbarë botën, vjen edhe reagimi i Bashkësisë Islame në Kosovës.
Kryesia e BIK-ut ka dënuar këtë akt, duke thënë se ai mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore.
Tutje një vepër e tillë siç shkruan në komunikatën e BIK është e papranueshme dhe e dënueshme.
Njoftimi i plotë:
“Kush vr’et një njeri është sikur të ketë vr’arë mbarë njerëzimin” .
Kurani
Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si
dhe sfidimin e rendit dhe ligjit .
Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terr’orin, sepse terr’oristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç kri’mit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij.
Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë.
“Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”. Muhamedi a.s.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës