BIK-u i ndalon imamët e punonjësit të merren me fushatë dhe parti politike

14:38 | 09 January 2025
bik-u-i-ndalon-imamet-e-punonjesit-te-merren-me-fushate-dhe-parti-politike

Bashkësia Islame e Kosovës ka lëshuar një vërejtje për të gjithë imamët dhe punonjësit e BIK’ut lidhur me qëndrimet e tyre politike në periudhën e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të këtij vtii.

Në vendimin, të cilin e ka parë Insajderi, BIK tërheq vërejtjen e nëpunësve administrativë dhe fetarë që të shtojnë kujdesin karshi paraqitjeve mediale, si dhe qëndrimeve në rrjete sociale.

BIK ndalon qëndrimin personal politik, pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore, të qenit aktivist i ndonjë partie politike apo edhe kandidat për deputet.

“Çdo veprim i tillë nga sa u përmend më lart, konsiderohet shkelje e Kushtetutës së BIK-ut, ligjeve dhe akteve tjera normative të saj, për çfarë edhe do sanksionohen”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Komento: