304,437,89 euro të mbledhura për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kontribuuesve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, BIK-u ka njoftuar se gjatë këtij aksioni janë mbledhur mbi 300 mijë euro.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në aksionin e ndërmarr me datë 29 nëntor 2019, për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, ka njoftuar se janë mbledhur gjithsej 304,437,89 euro”, thuhet në postim.
Në foto mund ta gjeni listën e plotë të kontribuuesve: