Itali është goditur fuqishëm nga koronavirusi.
Bilanci me viktimat dhe të prekurit nga koronavirusi në Itali vetëm sa vjen e përkeqësohet.
Veç brenda 24 orëve, nga të dhënat zyrtare është bërë e ditur se nga COVID-19 kanë vdekur 793 persona, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, në Itali janë konfirmuar edhe 6 mijë e 557 raste të reja me koronavirus.
Numri total i vdekjeve nga virusi COVID-19 në Itali ka arritur në 4 mijë e 825 teksa numri i të prekurve me koronavirus tanimë ka kaluar në shifrën prej 53 mijë e 578.
Përqindja e vdekjeve krahasuar me të prekurit në Itali aktualisht është 7%.