Itali po vazhdon të jetë epiqendra e koronavirusit në Evropë.
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 8156, që do të thotë janë 662 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet janë shtuar me 5249 duke e çuar në 54030 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarve ka shkuar në 10361 dhe 3612 janë në gjendje kritike.
Ndërkohë, në nivel global shifra e të prekurve me COVID-19 ka shkuar në mbi 500 mijë.
Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 23004.