Bilanci i frikshëm global i të vdekurve nga koronavirusi

10:28 | 10 March 2020

Bilanci i frikshëm global për koronavirusin: Numri i të vdekurve sipas shteteve.

Deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 4,018 viktima dhe 113,009 të infektuar në të gjithë botën.

Shumica e këtyre rasteve dhe vdekjeve janë ende në territorin e Kinës por situata atje duket se është duke u stabilizuar, me vetëm 19 raste të reja të hënën e 9 marsit kur një ose dy muaj më parë, kishte 2,000 raste të reja në ditë.

Megjithatë koronavirusi po përhapet me shpejtësi në vende të tjera të botës si SH.B.A., Itali dhe Gjermani.

Këtu janë shifrat e paraqitura, sipas CNN:

Në territorin e Kinës: 80,754 të infektuar, 3,136 viktima

Jashtë Kinës: 32,255 të infektuar, 882 viktima

Në nivel global: 113,009 të infektuar, 4,018 viktima

882 vik.timat në vendet jashtë Kinës:

Itali: 463; Irani: 237; Koreja e Jugut: 54; Francë: 30; Spanjë: 28; Shtetet e Bashkuara: 26; Japoni: 16; Irak: 7; MB: 5; Hong Kong: 3; Australi: 3; Gjermani: 2; Filipine: 1; Zvicër: 1; Hollandë: 1; Argjentina: 1; Egjipt: 1; Tajvan: 1; Tajlandë: 1; Kanada: 1.

Komento: