Bilanci i fundit: 5 të vdekur dhe 285 raste të reja me koronavirus

15:10 | 30 January 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 1,686 testime të kryera janë konfirmuar 285 raste pozitive me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë pesë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.492 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 260 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 52,208.

Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 140 raste, Prizren 26 raste, Suharekë 16 raste, Podujevë 15 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Deçan 5 raste, Gjakovë 5 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Malishevë 4 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë dhe Skenderaj.

Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,231 raste aktive.

Komento: