Bilanci i fundit: Rreth 20 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe 786 persona të lënduar

23:47 | 30 Tetor 2020

Rreth 20 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe 786 persona të lënduar.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi u rrit në 20 ndërsa 786 të tjerë u lënduan si pasojë e këtyre lëkundjeve.

Sipas DailySabah, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit janë mobilizuar për të shpëtuar të mbijetuarit nga rrënojat e disa ndërtesave.

Epiqendra e tërmetit prej 6.6 magnitudë ishte në Detin Egje rreth 17 kilometra larg brigjeve të provincës turke Izmir, në një thellësi prej 16 kilometra.

Dridhjet e tërmetit janë ndjerë në tërë rajonin, përfshirë Stambollin dhe ishuj grekë e deri të kryeqyteti – Athina.

Komento: