Bildt: A do t’i japin fund zgjedhjet e sotme ngërçit politik që ka bllokuar çdo progres qe dy vjet?

10:35 | 07 Qershor 2026
bildt:-a-do-t’i-japin-fund-zgjedhjet-e-sotme-ngercit-politik-qe-ka-bllokuar-cdo-progres-qe-dy-vjet?

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka komentuar zgjedhjet e sotme në Kosovë, duke shtruar pyetjen nëse ato mund t’i japin fund ngërçit politik që, sipas tij, ka bllokuar përparimin e vendit gjatë dy viteve të fundit.

Bildt, i cili është bashkëkryesues i Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, në një postim në X shtroi një pyetje krejt të shkurtër.

“A mund ta thyejnë zgjedhjet e sotme në Kosovë bllokadën politike që ka penguar çdo përparim gjatë dy viteve të fundit?”, pyet ai në X.

Komento: