Biletat e Barileva Turist në linjën Kosovë – Gjermani – Kosovë tani në të gjitha degët e VllesaPagesa

12:21 | 25 Shkurt 2020

VllesaPagesa dhe Barileva Turist kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shitjen e biletave në linjat Kosovë-Gjermani dhe anasjelltas. Tani biletat mund ti rezervoni në degët e VllesaPagesa në të gjitha qytetet e Kosovës.

VllesaPagesa në bashkëpunim me agjensionin më të madh të udhëtimeve me autobus Barileva Turist, ka filluar shitjen e biletave të autobusit për Gjermani në degët e saj në të gjithë Kosovën.

Fillimisht në degët tona mund të rezervoni biletën për linjën Kosovë – Gjermani – Kosovë, dhe së shpejti edhe për linjat për Francë, Belgjikë dhe Angli.

Nisjet nga Kosova bëhen çdo ditë përveç të hënës nga këto qytete: Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Viti, Gjilan, Suharekë, Prizren, Pejë, Klinë, Komoran dhe Arllat drejt qyteteve më të mëdha të Gjermanisë siç janë: Berlin, Hamburg, Hanover, Essen, Dortmund, Frankfurt, Duseldorf, Dresden, Stuttgard, Manhajn, Munchen, Numberg, Paderborn, Passau, etj.

VllesaPagesa është kompani e specializuar në shërbime financiare, aktivitetin e saj e zhvillon në mbi 50 lokacione në mbarë Kosovën. VllesaPagesa ofron një gamë të gjerë të shërbimeve:

Shërbimin e Pagesave,

Transferimin e Parave,

Rimbushjen e telefonave mobil, Internetit dhe TV,

Pagesën e kësteve të kredive dhe disbursimin e tyre për llogari të partnerëve, etj…

Gjithashtu në VllesaPagesa mund të Dërgoni dhe Pranoni para nga e gjithë bota përmes RIA Transfer Parash.

Për më shumë informata rreth VllesaPagesa mund të kontaktoni në 045707172, www vllesa-co com ose në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/vllesa/videos/192902875124911/

Komento: