Para pak çastesh në Kosovë ka arritur ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.
Ai në aeroport është pritur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
“Mirësevjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ish-presidenti Clinton pasdite do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ai së bashku me ish-sekretaren Medeleine Albright, do të marrin pjesë në tubimin qendror në sheshin “Skenderbej”, në shënimin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Që të dy do të iu adresohen të pranishmëve me nga një fjalim.