Kosova ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s.
Në këtë festë të madhe ka marrë pjesë edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
Pas “Ecjes së Lirisë”, zbulimit të shtatores së ish-sekretares Madeleine Albright dhe pllakës në afërsi të shtatores së Bill Clintonit, ish-presidenti amerikan i ka dhënë fund vizitës dyditore në Kosovë.