Bill Clinton në ora 11:00 del në sheshin kryesor të Prishtinës

10:54 | 12 June 2019

Në ora 11:00 Clinton del në sheshin kryesor të Prishtinës, qytetarët kanë rast ti përshëndesin.

Sot në Kosovë shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, me ç ‘rast do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Aty do të ketë shumë qytetarë të cilët do të mund t’i përshëndesin dy figurat të cilat dhanë shumë për lirinë e Kosovës.

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Komento: