Bill Clinton nuk i flet Edi Ramës, a e ka njohur?

13:57 | 12 June 2019

Republika e Kosovës ka organizuar ceremoninë shtetërore për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjen e trupave të NATO-s.

Në këtë ceremoni, sheshi ishte mbushur plot qytetarë.

E pos tyre të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe krerët e shtetit fqinj, Shqipërisë.

Të ulur afër njëri-tjetrit ishin kryeministri Edi Rama e presidenti Ilir Meta.

Kur ish- Presidenti amerikan Bill Clinton kreu fjalimin e tij, u nis drejt vendit afër së cilit të gjithë e prisnin në këmbë. Kështu bëri edhe Rama e Meta.

Por, ajo që u vu re ishte injorimi total që ish-presidenti i SHBA-së i ka bërë Edi Ramës, duke mos i dhënë dorën pas fjalës së tij.

Teksa ka mbaruar fjalën e tij presidenti Clinton i ka dhënë dorën Kadri Veselit, që ishte ngjitur me Edi Ramën, Ilir Metës, Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.

Komento: