Bill Clinton ka takuar edhe Kryeministrin e Kosovës.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka arritur në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Pas takimit që Clinton pati me Presidentin Hashim Thaci, tani ai u prit nga Haradinaj, raporton Gazeta Express.
Presidenti amerikan ka arritur para pak orësh në Prishtinë, në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së forcave tokësore të NATO’s në Kosovë.
Takimi Haradinaj – Clinton ishte planifikuar të ndodhte në orën 15:30, por Presidenti amerikan u vonua në takimin me Thaçin.